BallinaDiasporaMËSIMI SHQIP NIS NË ASPROPIRGO

MËSIMI SHQIP NIS NË ASPROPIRGO

-

Nga Lefteri Metkaj

Për Gjuhën Shqipe një ditë e veçantë ishte në pikën shkollore në Aspropirgo.

Zilja e parë shkollore ftoi dhe uli në bankat e klasës nxënësit për të vazhduar vitin e 7-të shkollor për mësimin shqip në Aspropirgo, ku

Rrjetin e Shkollave Shqipe në Athinë nisi dje një kapitull të ri të rrugëtimit tonë të përbashkët.

Në këtë ditë feste fjalën time të parë të zemrës ia kushtova 23 nxënësve, të cilët janë arsyeja pse jemi nbledhur këtu, janë këta nxënës që do të ndjekin mësimet në gjuhën shqipe në vitin shkollor 2026-2027.

Të dashur bashkatdhetarë në Aspropirgo dhe ju nxënës të dashur!

Ju keni plot 7-të vite që vini pa u lodhur, ku me dëshirë dhe vullnet po mbajmë së bashku hapur klasën e mësimit shqip.

Ju nderoj e përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe dashurinë që tregoni që fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën e tyre amtare.

Çdo shkonjë dhe fjalë shqip që mësojnë këtu, është një fitore e madhe e shpirtit tuaj prindëror dhe e ardhmërisë së kombit tonë, Shqipërisë.

Për Gjuhën Shqipe, ku na kanë dhënë mundësinë të kemi një pikë shkollore në Aspropirgo, shpreh mirënjohjen në emër të komunitetit shqiptar në Aspropirgo, për Bashkinë e Aspropirgo dhe znj. Maria Athanasiu, Drejtore në Shkollën Publike Nr 4, në Aspropirgo!

Në këtë ditë ë madhe feste të Gjuhës Shqipe kishim nderin e veçantë të kishim mes nesh një mik dhe mbështetës të palodhur të kauzës sonë Z..ETMOND GURI, PRESIDENT I DIASPORËS SHQIPTARE NË GREQI ,ku të gjithë të pranishmit e falenderuan që na nderoi me praninë e tij për të uruar nxënësit dhe prindërit.

Por mbi të gjitha si mësuese, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time të thellë për këto 12 vite rresht.

Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, ju z.Etmond Guri më keni mbështetur, keni treguar një interesim dhe vëmëndje, për mësimin e gjuhës shqipe në Rrjetin e Shkollave Shqipe të Athinës.

Prania dhe përkrahja juaj kanë qenë një shtyllë e fortë për ne.

Faleminderimi më i madh dhe i përzemërt në këtë fillim sezoni të mësimit shqip, shkoi për të nderuarit prindër. Prindërit pa më të voglin dyshim meritojnë ndjenjat e mia më të mira dhe respektin tim më të lartë .

Pa sakrificat, pa bashkëpunimin e ngushtë, pa besimin e tyre misioni ynë nuk mund të vazhdojë.

Se edukimi i fëmijëve në gjuhën e Nënës është një detyrë kombëtare që na takon të gjithëve bashkë: TA DUAM, TA RESPEKTOJMË, TA NDEROJMË DHE TA MËSOJMË GJUHËN AMTARE, GJUHËN SHQIPE QË ËSHTË KRENARIA JONË KOMBËTARE.

Nxënësve në Aspropirgo dhe gjithë nxënësve në Atdhe dhe Diasporë ju uroj një fillim të mbarësisë, shëndet dhe suksese në këtë vit të ri shkollor. Mësim të mbarë dhe paçi bekimin e gjuhës sonë të bukur, të çmuar!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Protesta në Cyrih dhe një fotografi që flet për qytetërimin e...

0
Nga Dashnim HEBIBI Pas protestës së mbajtur dje në Cyrih në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, një...

Monumenti, një akt i vonuar