BallinaKrijimtariKur Shpirti Sprovohet

Kur Shpirti Sprovohet

-

Nga Sherife Ejupi Zeqiri

Kur jeta më flet me plagë,

dhe rruga më lodh këmbët,

shpirti im ngre sytë lart,

aty ku dhimbja bëhet lutje.

Në heshtje derdh lot pa zë,

Zoti i numëron një nga një,

asnjë s’bie në tokë kot,

çdo plagë ka një arsye.

Sprovat s’janë ndëshkim,

janë thirrje për t’u afruar më shumë,

se zemra që thyhet në besim,

rilind më e pastër, më e fortë.

Edhe kur errësira zgjat,

drita s’ka humbur rrugën,

Zoti ecën pranë meje,

dhe shpirti gjen paqen.

07.01.2026 Tenovë

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kongresmenët republikanë i kërkojnë Marco Rubios masa ndaj zyrtarëve shqiptarë për...

0
Joe Wilson dhe Keith Self shprehin shqetësim për gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, duke kërkuar shqyrtimin e kufizimeve të vizave...