BallinaDiasporaKryeparlamentari Peleshi vizitë zyrtare në SHBA, takon kongresmenin Keith Self

Kryeparlamentari Peleshi vizitë zyrtare në SHBA, takon kongresmenin Keith Self

-

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nisur vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara me një takim të rëndësishëm në Kongresin Amerikan. Peleshi është pritur nga kongresmeni Keith Self, i cili mban postin e Kryetarit të Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe roli i vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit.

Në krah të Kryeparlamentarit Peleshi ishin deputetë, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita. Pjesë e takimit ishin kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu dhe deputeti demokrat Belind Këlliçi. Nga radhët e socialistëve ishin të pranishëm Damian Gjiknuri dhe Ilir Pendavinji.

Mesazhet e takimit

Përmes një reagimi, Peleshi theksoi se mbështetja e SHBA-së për Shqipërinë mbetet e palëkundur.

“Në Kongresin Amerikan, me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, forca e Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe angazhimi amerikan për reformat, paqen dhe sigurinë në rajon e në botë, elementë thelbësorë të bashkëpunimit mes dy vendeve.,” shkruan Peleshi në rrjetet sociale, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...