Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga sot ka filluar periudha e votimit përmes postës për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit, ndërsa procesi do të zgjasë deri më 6 qershor 2026.
KQZ-ja ka sqaruar hapat që duhet ndjekur nga votuesit për realizimin e votimit me postë, ku planifikohet të shpërndahen rreth 105 mijë pako.
Sipas institucionit, pakoja me fletëvotim do të dërgohet në adresën e banimit të votuesit.
Pas pranimit të saj, qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin, ta vendosin atë në zarfin e fshehtësisë dhe më pas bashkë me dëftesën e regjistrimit ta fusin në zarfin kthyes.
KQZ ka bërë të ditur se votuesit duhet të shënojnë adresën e kutisë postare përkatëse dhe ta dërgojnë zarfin përmes postës, duke theksuar se ai duhet të arrijë në kutinë postare të vendit përkatës jo më larg se 6 qershor 2026.
21 maji – 6 qershor 2026
KQZ-ja do t’ju dërgojë pakon me fletëvotim në adresën tuaj të banimit
Plotësoni fletëvotimin
Vendoseni në zarfin e fshehtësisë
Vendoseni zarfin e fshehtësisë dhe dëftesën e regjistrimit në zarfin kthyes
Shënoni adresën e kutisë postare
Dërgojeni zarfin në postë
Broshura e kandidatëve: https://kqz-ks.org/…/2026/05/143_Broshura_alsr-2.pdf
Lista e adresave: https://kqz-ks.org/…/2026.05.20-Adresat-e-kutive…
Zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare të vendit përkatës me se largu deri më 6 qershor 2026
Informohuni për hapat e votimit përmes postës
#KosovaVoton#VotimiMePostë#DiasporaVoton#Zgjedhjet2026#KQZ
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkqzkosova%2Fposts%2Fpfbid0jXdHiDRDLNY3FqqHVUK1uuLBjfR5ZBQnGEQUPnY6hfmwzFbbxm4qv2XWeRieLto3l&show_text=true&width=500




