BallinaSportiKosova eliminon Estoninë dhe kualifikohet në play-off për Botërorin

Kosova eliminon Estoninë dhe kualifikohet në play-off për Botërorin

-

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është kualifikuar në fazën e play-off-it për Kampionatin Botëror, duke siguruar kalimin në raundin tjetër falë fitores bindëse në ndeshjen e parë ndaj Estonisë. Vashat dardane e mbyllën me sukses këtë përballje të dyfishtë, pasi në ndeshjen e parë triumfuan me rezultat të thellë 39:22, epërsi kjo që rezultoi vendimtare për kualifikimin.Në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, hendbollistet e Kosovës nuk arritën të përsërisnin paraqitjen e shkëlqyeshme nga takimi i parë. Kësaj radhe, Estonia ishte më e mirë dhe fitoi me rezultat 27:25. Pjesa e parë u karakterizua nga rivaliteti i fortë mes dy kombëtareve dhe përfundoi me rezultat të barabartë 14:14. Në pjesën e dytë, estonezet arritën të marrin kontrollin e lojës dhe në minutën e 50-të krijuan epërsi prej pesë golash, 20:25. Megjithatë, dhjetë minutat e fundit sollën një reagim nga të dyja skuadrat, ndërsa Kosova u përpoq të ngushtonte diferencën.

Në minutën e 55-të, rezultati ishte 25:27 në favor të Estonisë, e cila deri në fund arriti ta ruante epërsinë dhe të fitonte ndeshjen. Megjithatë, kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për estonezet, të cilat u eliminuan nga gara për shkak të humbjes së thellë në takimin e parë.

Përzgjedhësi i Kosovës, kroati Nenad Shoshtari, e realizoi objektivin e tij, duke e dërguar Kosovën në fazën e ardhshme kualifikuese për Botërorin.

Në radhët e Kosovës, më e dalluara ishte Merlinda Qorraj me nëntë gola, e ndihmuar nga Mirela Gjikokaj me katër realizime.

Te Estonia, Polina Gorbatsjova shënoi shtatë gola, ndërsa Adriana Jakimova kontribuoi me gjashtë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dashnim Hebibi ngre alarmin për gjendjen në shëndetësi: Deri kur qytetarët...

0
Nga Dahest LUMA Shqiptarët po përballen me vështirësi të mëdha në sistemet shëndetësore në trojet e tyre, ndërsa shumë pacientë detyrohen të kërkojnë trajtim jashtë...