BallinaDiasporaKonsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjenevë njofton bashkatdhetarët për takimet informuese...

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjenevë njofton bashkatdhetarët për takimet informuese mbi të drejtat pensionale në Zvicër

-

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë siç mëson helveticALforum.ch ka njoftuar bashkatdhetarët në Zvicër për organizimin e dy takimeve informuese lidhur me të drejtat pensionale, në bazë të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Takimet do të organizohen nga programi Âge et Migration, në kuadër të organizatës EPER, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, më 12 nëntor në Gjenevë dhe më 13 nëntor 2026 në Renens. Përmes këtij njoftimi, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjenevë fton të gjithë bashkatdhetarët e interesuar që të marrin pjesë në këto takime, të informohen për të drejtat e tyre dhe të marrin përgjigje për çështjet që lidhen me realizimin e të drejtave pensionale.

A i njihni të drejtat tuaja pensionale sipas marrëveshjes bilaterale ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës?

Âge et Migration, në kuadër të EPER-it, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, organizon dy seanca informative kushtuar të drejtave pensionale në kuadër të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Republikës së Kosovës.

GJENEVË – 12 NËNTOR 2026

  • Ora: 18:30
  • Vendi: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë

RENENS – 13 NËNTOR 2026

  • Ora: 19:00
  • Vendi: Maison du Peuple, Renens

Gjatë këtyre takimeve do të trajtohen çështje me rëndësi praktike, ndër të cilat:

  • Të drejtat pensionale sipas Marrëveshjes bilaterale;
  • Procedurat e aplikimit për pensionin kosovar nga Zvicra;
  • Dokumentacioni dhe dëshmitë e viteve të punës;
  • Vërtetimet mbi të drejtën në pension, veçanërisht për procedurat e përfitimeve plotësuese (PC) në Zvicër.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin informacione nga përfaqësuesi i institucionit kompetent, të parashtrojnë pyetjet e tyre dhe të marrin përgjigje për çështjet që i shqetësojnë.

Informimi është hapi i parë drejt realizimit të të drejtave tuaja!

Organizatorët theksojnë rëndësinë e pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve dhe bëjnë thirrje që ky njoftim të shpërndahet edhe me familjarët, miqtë dhe bashkëkombësit e tjerë, në mënyrë që sa më shumë qytetarë të kenë mundësi të informohen për të drejtat e tyre.

Për më shumë informacion dhe kontakt:

Luljeta Hajzeraj
Tel.: +41 77 498 35 70

Njoftimi është bërë publik nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, Zvicër, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Messi vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij, pavarësisht moshës

0
As-i argjentinas ishte protagonisti kryesor në fitoren e Inter Miamit 2-1 ndaj New England Revolutionit, në kuadër të sezonit 2026 në MLS. Në moshën 39-vjeçare,...

Vonë