BallinaAtdheuBegaj dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46

Begaj dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zbatimit të reformës që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Miratimi i kësaj reforme është shoqëruar me debate të forta politike mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe me protesta të banorëve në disa qytete, të cilët kanë kundërshtuar ndryshimet në organizimin e njësive të qeverisjes vendore. Sipas hartës së re territoriale, Shqipëria do të organizohet në 46 bashki, ndërsa ndarja në 12 qarqe do të mbetet e pandryshuar. Reforma synon riorganizimin e pushtetit vendor, ndërsa zgjedhjet e ardhshme lokale do të zhvillohen sipas ndarjes së re administrativo-territoriale./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria përgatitet për Eurobondin më të madh në histori, në vitin...

0
Shqipëria pritet t’u rikthehet tregjeve financiare ndërkombëtare në vitin 2027, përmes emetimit të një Eurobondi me vlerë rreth 690 milionë euro. Nëse realizohet sipas...

Vonë