BallinaDiasporaKonjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

-

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Shtetit të Republikës së Palaut, Gustav Aitaro. Takimi u zhvillua në kuadër të Takimit të 55-të të Liderëve të Forumit të Ishujve të Paqësorit në Koror të Palaut.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Palaut, si dhe për mundësitë e forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Konjufca ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e Palaut dhe organizimin e Forumit, duke vlerësuar mundësinë për të diskutuar drejtpërdrejt avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Palët diskutuan edhe për hapjen e fushave të reja të bashkëpunimit me interes të përbashkët dhe intensifikimin e kontakteve ndërinstitucionale e diplomatike.

“Takimi riafirmoi vullnetin për thellimin e lidhjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Palaut dhe për zgjerimin e bashkëpunimit mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta”, thuhet në njoftim./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Forbes rendit Shqipërinë ndër 24 shtetet më të mira për të...

0
Kostot e larta të jetesës, kujdesi shëndetësor, klima dhe zhvillimet politike po shtyjnë gjithnjë e më shumë amerikanë të mendojnë për pensionimin jashtë vendit. Forbes ka...