BallinaDiasporaFilharmonia e Kosovës me dy koncerte në Krakow të Polonisë

Filharmonia e Kosovës me dy koncerte në Krakow të Polonisë

-

Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohen në skenën ndërkombëtare. Do të shfaqin koncertet në sallën e koncerteve të Filharmonisë së Krakowit, më 16 tetor nga ora 19:30 dhe më 17 tetor nga ora 18:00.

Koncertet do të dirigjohen nga Wojciech Czepiel, ndërsa në mesin e solistëve janë violinistja Joanna Konarzewska, sopranoja Adelina Paloja, mezzosopranoja Ivana Hoxha, tenori Piotr Kalina dhe basi Arkadiusz Jakus. Programi muzikor gërsheton krijimtarinë muzikore polake me atë shqiptare: “Ciaccona” nga “Requiem Polak” e Krzysztof Pendereckit, poema simfonike “Skënderbeu” e Fahri Beqirit, koncerti për violinë nr. 1, op. 35, i Karol Szymanowskit dhe “Homagium Matri Teresiae” e Mendi Mengjiqit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen “HOPE” në Vjenë

0
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar shfaqjen “HOPE” në Brunnenpassage, në Vjenë të Austrisë, duke përcjellë një mesazh sensibilizues për kancerin e gjirit, luftimin...

Ligësia e sunduesit…

JU MUNDI…