BallinaAtdheuLigësia e sunduesit...

Ligësia e sunduesit…

-

Nga Dr. Gazmend Kapllani

“Kur disa kanë shumë pasuri dhe pushtet, ndërsa shume të tjerët s’kanë asgjë fare, qyteti domosdo bie ose në duart e turmës së egërsuar, ose nën pushtetin e një oligarkie të pastër: sidoqoftë, nga teprimet e të dyjave lind tirania…Një qeverisje kthehet në oligarki për shkak të ligësisë së pak sunduesve, të cilët përvetësojnë çdo resurs që i përket qytetit, duke mos pyetur për drejtësinë: të gjitha ose shumicën e të mirave të përbashkëta ia falin vetes, dhe postet u dhurohen ngaherë të njëjtëve njerëz, me qëllim që të shtojnë pasurinë dhe të plaçkitin. Qëllimi i oligarkisë është vetëm një: grumbullimi sa më i madh i pasurisë në duart e pak vetave. Pasuria për ta është e mira më e madhe. Kështu, sunduesit janë pak dhe qyteti qeveriset nga keqbërësit, në vend që të qeveriset nga më të denjët.

Edhe oligarkia, edhe tirania kanë si qëllim kryesor pasurinë dhe pasurimin e atyre që janë në pushtet… Të dyja këto forma qeverisjeje e përbuzin popullin dhe prandaj ia marrin armët. Të dyja ngjajnë gjithashtu në dëmin që i bëjnë popullit, duke e përzënë nga qyteti dhe duke e shpopulluar qytetin… Populli nuk ofendohet ngaqë mbahet larg qeverisjes, por ajo që e zemëron është kur sheh sunduesit e tij të vjedhin paratë publike… se bijtë e oligarkëve rriten në luks, ndërsa bijtë e të varfërve punojnë pa kuptim. Oligarkët e trajtojnë qytetin si një shoqëri tregtare, sepse ata bashkohen dhe shoqërohen me njëri-tjetrin vetëm për hir të pasurimit. Por shoqëria politike, qyteti, ekziston për hir të veprave fisnike.

Megjithatë, demokracia duket më e sigurt dhe më pak e rrezikuar nga përmbysjet dhe destabilizimi sesa oligarkia, sepse në oligarki rreziku është i dyfishtë: oligarkët mund të fillojnë të grinden mes tyre (se kush do të vjedhë më shumë), por edhe të hyjnë në konflikt me popullin…Prandaj forma të tilla qeverisjeje nuk zgjasin shumë, sepse ato mbështeten që në fillim mbi një llogaritje të gabuar… Oligarkitë, ashtu si aristokracitë, mund të zgjasin jo për shkak të ndonjë qëndrueshmërie të brendshme të këtyre formave të qeverisjes, por për sa kohë që sunduesit arrijnë të sigurojnë paqe si me të shtypurit, ashtu edhe me oligarkët e tjerë…Megjithatë, asnjë formë qeverisjeje nuk është aq jetëshkurtër sa oligarkia dhe tirania.”

Aristoteli i shkroi këto mendime mbi oligarkinë dhe tiraninë më shumë se 2300 vjet më parë. Thuhet shpesh se njerëzit nuk mësojnë nga historia, prandaj e përsërisin. Kjo vlen sidomos për njerezit që kanë pushtet. Duket se sa më shumë pushtet grumbullojnë, aq më shumë priren ta përsërisin historinë, në dëm të vetes dhe të gjithe qytetit./GDielli

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen “HOPE” në Vjenë

0
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar shfaqjen “HOPE” në Brunnenpassage, në Vjenë të Austrisë, duke përcjellë një mesazh sensibilizues për kancerin e gjirit, luftimin...

JU MUNDI…