BallinaAtdheuKonjufca në OKB: Serbia të njohë realitetin dhe të pranojë Kosovën si...

Konjufca në OKB: Serbia të njohë realitetin dhe të pranojë Kosovën si shtet të pavarur

-

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i bëri thirrje Serbisë që të pranojë realitetin dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Në fjalimin e tij, ai theksoi progresin demokratik të Kosovës, duke e cilësuar atë si një shtet me institucione funksionale dhe stabilitet politik në rritje.

Konjufca deklaroi se Kosova ka dëshmuar qëndrueshmëri përballë sfidave globale dhe ka zhvilluar zgjedhje të lira e demokratike, të cilat kanë ndikuar në forcimin e institucioneve. Ai shtoi se qeveria e re do të vazhdojë me reforma të thella për të rritur sigurinë dhe për të avancuar integrimin ndërkombëtar të vendit.

Duke folur për raportet me Serbinë, ai theksoi se mungesa e gatishmërisë së Beogradit për normalizim mbetet sfida kryesore. Sipas tij, Serbia vazhdon të pengojë stabilitetin dhe integrimin e rajonit, duke mos treguar interes për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Në këtë kontekst, Konjufca ritheksoi se Kosova është e gatshme për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve, por kërkoi që Serbia të japë llogari për veprimet destabilizuese dhe të ofrojë garanci për ndalimin e tyre. Ai përmendi edhe sulmin në Banjskë të vitit 2023, duke kritikuar mungesën e trajtimit të plotë të këtij rasti në raportin e UNMIK-ut dhe duke kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës.

Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e rolit të NATO-s për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon, si dhe ngriti shqetësime për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku sipas tij vazhdojnë sfida serioze.

Konjufca falënderoi 121 shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që ta bëjnë këtë pa vonesë. Ai përfundoi duke riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me synimin për një rajon më të qëndrueshëm dhe të integruar në strukturat euroatlantike, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: Referendumi për pagat minimale kalon, vendimi i takon qytetarëve

0
Kancelaria Federale ka konfirmuar 66.006 nënshkrime të vlefshme për referendumin kundër ndryshimit ligjor që mund t’u japë përparësi pagave të përcaktuara në disa kontrata...