Presidentja Justina Shiroka Pula do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956, ku pritet të jenë të pranishëm rreth 100 liderë dhe përfaqësues politikë nga vende të ndryshme të botës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar drejt Budapestit, me ftesë të homologut të saj hungarez, András Baka, për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore që shënon 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez të vitit 1956.
Gjatë vizitës në kryeqytetin hungarez, presidentja e Kosovës pritet të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e Hungarisë, András Baka, ku në fokus pritet të jenë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.
Ceremonia përkujtimore shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne të Hungarisë, duke përkujtuar kryengritjen e vitit 1956 dhe përpjekjet e popullit hungarez për liri dhe pavarësi.
Në mesin e rreth 100 liderëve ndërkombëtarë
Sipas agjendës së paralajmëruar, Shiroka Pula do të jetë në mesin e afro 100 liderëve dhe përfaqësuesve politikë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë shtetërore në Budapest.
Pjesëmarrja e presidentes së Kosovës në këtë aktivitet përbën një rast për takime diplomatike dhe shkëmbim pikëpamjesh me përfaqësues të shteteve të tjera.
Në kuadër të vizitës, agjenda përfshin edhe një takim me përfaqësues të mërgatës shqiptare që jeton dhe vepron në Hungari.
Takimi pritet të shërbejë si mundësi për të diskutuar çështje që lidhen me komunitetin shqiptar në këtë shtet dhe raportet e tij me Kosovën.
Vizita në Budapest ndërthur kështu pjesëmarrjen në një ngjarje me rëndësi historike për Hungarinë me takime diplomatike dhe kontakte me komunitetin shqiptar që jeton jashtë vendit, transmeton rtk, përcjell helveticALforum.ch










