BallinaFoto LajmKënaqësi bisedat me bashkatdhetarët tanë

Kënaqësi bisedat me bashkatdhetarët tanë

-

Kryetari i Komunës së Bujanocit, z.Arbër Pajaziti ka pritur në zyrën e tij në Bujanoc, përfaqësues të shoqatave të ndryshme të diasporës sonë. Ja se si e përshkruan ai këtë takim:
“Ditëve të fundit kam pritur përfaqësues të organizatave të ndryshme të njerëzve tanë në diasporë:Lidhja e Mërgimtarëve Tërnocas-LMT, Asociacioni Qytetar- Bujanoci, Shoqatat e bashkëvendasve tanë nga Letovica, Nesalca dhe Bilaçi.
Përveç kësaj, zyra ime ka qenë e hapur edhe për dhjetëra bashkëvendas tanë që përkohësisht jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Gjermani, Austri, Britani të Madhe e deri tek SHBA-të dhe Kanadaja.
Është kënaqësi kur bashkëbisedon për sukseset e tyre por edhe për planet që kanë për vendlindjen.
Sado që kemi mallëngjim, jemi me fat që kemi një shpinë kaq të fortë.
Diaspora është përfaqësi jona diplomatike në secilin shtet anekënd rruzullit tokësor”.
Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për President të Kosovës

0
Bekim Sejdiu është një figurë me karrierë të gjatë në diplomaci, drejtësi dhe akademi, ndërsa emri i tij është propozuar si kandidat për President...