BallinaKulturaKARROCA E PAZARIT

KARROCA E PAZARIT

-

Nga Bajram Ibrahimaj, Luzern

N’pazar herët pa zbardhë drita

del nji fëmi me rroba të grisura

karrocën shtyn me duar t’vogla

për nji kafshatë për nanën e motra.

O Zot, mos i lër fëmijët n’këtë hall

jepu shkollë, dritë e jepu një fjalë

le t’kenë lodra, libra e gëzim

jo karrocë pazari e barrë mbi shpin.

Mbramja bjen pazari zbrazet

karrocën shtyn niset për n’shtëpi

djali lodhun ngadal largohet

po n’shpirt t’vet kurrë nuk dorzohet.

O ju njerëz që jeni n’pazar

mos shihni veç mall e pare

Shihni fëminë mbas karrocës

se ai lyp bukë sa për idare .

Fëmija duhet me lujtë e këndu

me shku n’shkollë me u gëzu

jo me shty karrocën n’pazar

por me shokë, bashk me dal.

Karroca ecën rrota kërcet

fëmijëria e tij një jet e shkret

rritet i varfur se jetim ka mbet

dhimbje e trishtim na qenka kjo jet.

Se fëmija asht për lojë e për shkollë

Për buzëqeshje, e jo për barrë në dorë

karroca e pazarit të mbetet veç kujtim

Jo rruga e jetës për nji fëmijë jetim.

S’po kërkoj luks, as jetë në pasuni

veç bukën e gojës për familjen në shtëpi

Me karrocë në pazar, me mund e me lot

fëmijërinë ma vodhi skamja në këtë botë.

09.10.2026

Lucern-Ch ( Foto nga autori )

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Turqia shkarkon Vincenzo Montellën, Arda Turan përmendet si pasardhës i mundshëm

0
STAMBOLL – Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin italian Vincenzo Montella, pas një periudhe reflektimi dhe rezultateve...

E GJETA EDHE SOT…