BallinaKulturaÇAMËRI HIRI I "SIRIT" TË DJEGUR, ÇAMËRI

ÇAMËRI HIRI I “SIRIT” TË DJEGUR, ÇAMËRI

-

Nga Alfons AL ZENELI

Para shumë vitesh kur qeveriste Nano, në një ditë qershori, qe planifikuar të jepej në Rogner një koncert nga grupi folklorik i Kretës. Bash në ditën kur shqiptarët përkujtonin masakrat e andartëve të Napoleon Zervasit. Një pjesë e mirë e andartëve që masakruan popullsinë civile çame ishin pikërisht nga Kreta. Si për “koinçidencë” , pasardhësit e andartëve do këndonin e do hidhnin valle mbi kujtimin tragjik të viktimave të tyre në ditën përkujtimore, në mes të kryeqytetit shqiptar. Mbi jetën e vjedhur të foshnjeve, mbi barqet e çarë të grave çame, mbi të miturit e vdekur nga etja e uria, mbi eshtrat e humbura të burrave, mbi shkrrumbin e trupave të djegur nga andartët senior, do të tundeshin fustanellat e vjedhura të andartëve junior. Koncerti nuk bë për shkak të reagimeve dhe kësisoj shpëtuam nga një turp historik. Ama vetëm nga njëri.

Sepse këto ditë në Derviçan, pra brenda territorit Shqiptar ekspozohet portreti i kriminelit sadist Napoleon Zervas. Ashtu sikundër një ish anëtar i organizatës famëkeqe MAVI shpallet hero e nderohet në tokën tonë vetëm e vetëm se ktheu armët kundër shtetit tonë. Ashtu sikundër qeveria Rama “dekoron” me varreza ushtarësh grekë tokën tonë duke ju paguar dhe një pjesë të shpenzimeve. Ashtu sikundër ka shfrytëzuar çdo rast për të përdhosur kombin dhe interesat e tij. Se kur përdhos kujtimin e çamëve, ke përdhosur gjithë kombin. Se Shqipëria është Çamëri.

Çamëria dhemb përjetësish. Klithmat e dhimbjes që shkakton ajo përbëjnë demarkacionin midis një shqiptari dhe një gjallese. Mijëra të vrarë, të dhunuar për së gjalli e për së vdekuri të mbuluar nga shpfjet kriminale të propagandës dhe Kishës greke. 5000 të arrestuar ku 1/5 e tyre u zhdukën pak kohë para se të fillonte lufta italo greke. I gjithë ky operacion u organizua, udhëhoq dhe bekua nga metropoliti i Janinës. Ndaj mos më dalë njeri këtu e të më tregojë hirësitë apo përndritshmërinë e bushtrave perverse të veshura me veladon që kanë bekuar armë e ushtarë kundra Shqipërisë time, kundër çamëve të mi.

Çamërinë bart kujtimet e hidhura të një tragjedie tejnjerëzore. Megjitha ky eshte vetem njëri akt i saj. Kryesisht, shumica e muajve dhe viteve, për Çamërinë të tilla kanë qënë. Një rrugë ikjeje duke lënë pas dheun ku kishin mbuluar në mijëvjeçarë gjyshërit e stërgjyshërit, duke lënë pas pemët, bimën ndër ara e ullishta, duke lënë pas copërra toke me gjurmët e dashurive, duke lënë pas lot e ëndërra e duke ikur në drejtimin që siç thotë Bilal Xhaferri, ua tregonin plumbat.

U prehshin në paqen e Zotit të rënët e Çamërisë. Lavdi Çamërisë. Rrofshin çamët.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidentja takohet me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, në fokus siguria...

0
Presidentja e Kosovës dhe Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant...

UNË, MËSUESI YT, O ATDHE!