BallinaDiasporaIsa Maliqi u bën thirrje bashkëkombasve: Dilni dhe votoni sot

Isa Maliqi u bën thirrje bashkëkombasve: Dilni dhe votoni sot

-

Atdhetari dhe veprimtari i njohur Isa Maliqi, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër, u është drejtuar sot të gjithë bashkëkombasve në Kosovë me një thirrje të qartë qytetare: të dalin masovikisht për të ushtruar të drejtën e votës.

Maliqi bëri të ditur se votën e tij e ka dhënë dhe sot pret që qytetarët në Kosovë të tregojnë të njëjtën përgjegjësi ndaj së ardhmes së vendit. Sipas tij, pjesëmarrja në zgjedhje është një akt i fuqishëm demokratik dhe një detyrim moral ndaj brezave që vijnë. Duke cituar Abraham Lincolnin, ai thekson rëndësinë e votës si mjet ndryshimi:
“Vota është ma e fuqishme se plumbi! Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu…!”, transmeton helveticALforum.ch

Mesazhi i tij është i drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok: demokracia funksionon vetëm kur qytetarët marrin pjesë. “Dil e voto, mos u anko”, është apeli që Maliqi ua përcjell të gjithë qytetarëve të Kosovës në këtë ditë vendimtare, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh