POSTIMET E FUNDIT

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim në Tiranë me ish-presidentin e Francës, François Hollande. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha e cilësoi takimin si një kënaqësi të veçantë, duke theksuar se gjatë bisedës u shkëmbyen mendime mbi rolin e Francës në të ardhmen e Evropës dhe sfidat me të cilat përballet kontinenti.

Sipas ministrit, vizita e Hollande në Shqipëri përbën një tregues të marrëdhënieve të forta dhe dinamike mes dy vendeve, të cilat vijojnë të forcohen në fusha me interes të përbashkët. Hoxha nënvizoi se marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë mbështeten në vlera dhe objektiva të përbashkëta, duke veçuar integrimin evropian, sigurinë dhe investimet si shtyllat kryesore të bashkëpunimit dypalësh. Ai vlerësoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të ngushtë me Francën në funksion të zhvillimit dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë.

“Kënaqësi e veçantë të prisja në Tiranë ish-Presidentin francez, François Hollande. Shkëmbyem mendime mbi rolin e Francës në të ardhmen europiane. Vizita e Hollande, pasqyrim i marrëdhëieve dypalëshe dinamike. Marrëdhëniet Francë-Shqipëri bazohen te Evropa, siguria dhe investimet”, shkruan Hoxha.

Hollande ka nisur një vizitë në Shqipëri me ftesë të studentëve të Kolegjit të Evropës në kampusin e Tiranës. Ai është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës. Me këtë vizite dy ditore do të zhvillojë disa takime me përfaqësuesit edhe shqiptarët, të ndruara rastin në punën e anëtarëve të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB