BallinaDiasporaHaxhiu udhëton në Sofje, merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit...

Haxhiu udhëton në Sofje, merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka udhëtar për në Sofje të Bullgarisë. Ajo do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Samiti mbledh udhëheqësit e vendeve të Evropës Juglindore për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, sigurinë, lidhshmërinë, integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

“Në këtë samit, U.D. Presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për bashkëpunim rajonal të barabartë, trajtim të drejtë në procesin e integrimit evropian, si dhe forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e presidencës./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

12 mijë të huaj në punë – Shqipëria po mbështetet gjithnjë...

0
Kërkesa e lartë e bizneseve në Shqipëri për krah pune ka nxitur një valë të re punësimi të të huajve, numër i cili ka...