BallinaAtdheuIna Zhupa nga Komisariati 2: Është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan

Ina Zhupa nga Komisariati 2: Është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan

-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart Xhaferrin, pas raportimeve për ndalimin e protestuesve gjatë tubimeve të fundit.

Përmes një deklarate, Zhupa thotë se policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe ka bërë të ditur se mes personave të arrestuar ndodhet edhe një fotoreporter amerikan, Michael Moates.

Deputetja ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen protestuesit dhe personat që dokumentojnë zhvillimet në terren, duke e lidhur ndalimin e fotoreporterit amerikan me filmimin e veprimeve të policisë.

“Mos u kurseni! Dhunojnë dhe arrestojnë këdo! Bashkë me kolegun Besart Xhaferri në komisariatin 2, ku ndër të tjerët është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan Michael Moates, vetëm se bën “krimin” që rregjistron barbaritë e policisë!”, tha Zhupa, transmeton BW.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqyrtimet dhe aprovimet për shtetësinë amerikane

0
Metuku Law PC Zyra Ligjore Metuku Law PC ka monitoruar nga afër rënien drastike të shqyrtimeve dhe aprovimeve për shtetësinë amerikane (N-400), një situatë që...