POSTIMET E FUNDIT

Finalja e madhe e Eurovision, zbulohet renditja e pjesëmarrësve, ja kur do të performojë Alis  

Me shumë emocion dhe pritje, finalja e madhe e Eurovision po afrohet! Renditja e pjesëmarrësve është publikuar, ndërsa Shqipëria, përfaqësuar nga Alis, do të ngjitet në skenë i pesti për të performuar “Nân”.

Me një interpretim vokal të fuqishëm dhe thellësisht emocional, Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle në natën e dytë gjysmëfinale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën e shumëpritur të së shtunës.

Gara e finales do të hapet nga Danimarka, ndjekur më pas nga Gjermania dhe Izraeli.

Finalja e Eurovision do të transmetohet drejtpërdrejtë për publikun shqiptar në RTSH1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana.

Renditja e shteteve në natën finale:

01. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem

02. Gjermani: Sarah Engels – Fire

03. Izrael: Noam Bettan – Michelle

04. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice

05. Shqipëri: Alis – Nân

06. Greqi: Akylas – Ferto

07. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym

08Australi: Delta Goodrem – Eclipse

09. Serbi: LAVINA – Kraj Mene

10. Maltë: AIDAN – Bella

11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS

12. Bullgari: DARA – Bangaranga

13. Kroaci: LELEK – Andromeda

14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei

15. Francë: Monroe – Regarde !

16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!

17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin

18. Poloni: ALICJA – Pray

19. Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más

20. Suedi: FELICIA – My System

21. Qipro: Antigoni – JALLA

22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì

23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA

24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me

25. Austri: COSMÓ – Tanzschein

Votimi:

Në Finalen e Madhe, votimi do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe më pas edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.

Nëse ndodheni në një vend jo pjesëmarrës, votimi online në esc.vote do të hapet në mesnatë dhe do të mbyllet kur fillon shfaqja live, për t’u hapur përsëri pak para se të interpretohet kënga e parë. Më pas do të mbetet e hapur gjatë gjithë shfaqjes live deri rreth 40 minuta pasi të jetë prezantuar kënga e fundit konkurruese, transmeton rtsh.

https://rtsh.al/wp-content/uploads/2026/05/Ja-si-te-votojme-per-Alis.pdf

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB