POSTIMET E FUNDIT

FESTIVALI “FESTA E VALLËZIMIT 2026”

Nga Shefqet Cakolli, President i SH.K.A “Dardania” në Zvicër

Interkulturell – kulturat që na bashkojnë në Winterthur!

Winterthur do të shndërrohet në një skenë të gjallë të kulturave botërore nga 06 maji deri më 10 maj 2026 në festën e madhe që organizohen thuaja se në tërë Zvicrën. Kurse më 09 maj 2026, kur në Archplatz Festzentrum, nga ora 16:00, do të mbahet aktiviteti multikulturor “FEST NDËRKULTURORE – Kulturat prezentojnë vetëveten”.

Ky manifestim sjell në një vend traditat, ritmet dhe ngjyrat e shumë popujve, duke ofruar një program të pasur me valle nga Trevat Shqiptare, Greqia, Bolivia, Zvicra, Meksika, Ukraina dhe kultura të tjera. Përmes artit të vallëzimit, ky event synon të promovojë bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe respektin ndërkulturor në një qytet që gjithnjë e më shumë po pasurohet nga shumëllojshmëria e kulturave.

Në këtë skenë ndërkombëtare nuk do të mungojë as përfaqësimi shqiptar.

Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania” nga Winterthuri, një nga shoqërit më aktive të diasporës shqiptare në Zvicër, do të prezantojë vlerat e saj artistike përmes valleve tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare.

Ajo është themeluar në vitin 1994, ku kjo shoqëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke ndërtuar njëkohësisht ura bashkëpunimi me komunitete të tjera kulturore në Zvicër. Me një aktivitet të pasur në fushën e vallëzimit, muzikës, teatrit dhe jetës kulturore, “Dardania” vazhdon të jetë një ambasadore e denjë e kulturës shqiptare në diasporë.

Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës që të marrin pjesë në këtë festë të përbashkët, ku publiku jo vetëm do të shijojë paraqitjet, por edhe do të ketë mundësinë të bëhet pjesë aktive e tyre. “FESTA NDËRKULTURORE” nuk është vetëm një aktivitet artistik, ajo është një dëshmi se kultura është gjuha që na bashkon.

Archplatz / Archhöfe, ( City Mall ) Festzentrum,

8400 Winterthur

09.05.2026

Ora 16:00

Kontakt:

Shefqet Cakolli – 079 672 41 82

Albulena Kqiku – Cakolli – 076 575 88 81

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB