BallinaAtdheuEsmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin

Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin

-

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, SHISH, pas zhvillimeve në hetimin ndaj drejtueses së deritanishme, Vlora Hyseni. Dekreti mban numrin 595 dhe është firmosur më 12 nëntor 2026, me propozim të Kryeministrit Edi Rama. Sipas dokumentit, emërimi hyn në fuqi menjëherë.

Hasani merr drejtimin e institucionit në një moment kur SHISH-i është në qendër të vëmendjes për shkak të hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila është marrë nën hetim nga SPAK. Me dekretimin e saj, Esmeralda Hasani merr zyrtarisht drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PDK DHE LVV ARRINË MARRËVESHJE PËR LIGJIN E DHOMAVE TË SPECIALIZUARA,...

0
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë arritur një marrëveshje politike për procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke u...