Më në fund erdhi dhe tetori,
me pak gjethe të verdha e pakëz fllad,
çdo ngjyrë të hapur vera e mori,
tani vjeshta do shtrojë një tapet të artë.
Dhoma ime bëhet më e ngrohtë,
një çaj i nxehtë dhe një libër në dorë,
ndërsa jashtë, në të ftohtën botë,
shiu i parë do nisë të picërojē pa orë.
Ky muaj na mbledh rreth letërsisë,
ku poezia e bukur ka festën e vet,
i jep pak dritë gjithë monotonisë,
dhe shpirtin tonë e mbush me jetë.
S’ka më bukur se ky muaj i artit,
ku çdo fjalë e shkruar ka vlerë,
tetor, ti je si një copëz fletë,
ku shkruajmë kujtime si asnjëherë.
(Tetor, 2026)










