BallinaSportiEgnatia “dorëzohet” në kohën shtesë

Egnatia “dorëzohet” në kohën shtesë

-

Egnatia ishte shumë pranë mrekullisë, por nuk arrin që të kalojë “pengesën” Lillestrom për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Europa League.

Rrogozhinasit kalojnë në avantazh me Sotën, por norvegjezët barazojnë shifrat në fundin e pjesës së dytë. Koha e rregullt mbyllet në barazim 1-1. Vendasit shënojnë golin e avantazhit sapo fillon koha shtesë dhe fitojnë gjithë takimin 2-1.

Lillestrom kualifikohet, Egnatia largohet me kokën lart nga Norvegjia dhe do të vazhdojë rrugëtimin e saj europian në fazën e grupeve të Conference League. Ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH ka qenë e bukur dhe plot emocione. Norvegjezët mundohen të kontrollojnë lojën në fillimin e sfidës, por pa rrezikuar portën e Egnatias. Rrogozhinasit kalojnë në avantazh me Sotën, që dërgon në rrjetë një top të ardhur nga këndorja.

Egnatia nis shumë mirë pjesën e dytë dhe i afrohet golit me Loukilin dhe Albanesen. Djemtë e Nevil Dedes nuk arrijnë që të menaxhojnë avantazhin dhe vendasit barazojnë 8 minuta para përfundimit të takimit me Fos. Koha e rregullt mbyllet në barazim 1-1 dhe sapo fillon shtesa Lillestrom kalon në avantazh me Olsen. Pavarësisht përpjekjeve, Egnatia nuk arrin që të evitojë humbjen. Mbyllet 2-1 ndeshja, rrogozhinasit do të vazhdojnë rrugëtimin europian në fazën e grupeve të Conference League dhe nesër do të mësojë kundërshtarët e fazës së grupeve, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

17 të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali, 432...

0
Nga fillimi i vitit deri më 26 gusht, 17 persona kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali dhe 432 persona janë sëmurë,...