BallinaSportiDrita i thotë lamtumirë Evropës, humb mbi 3 milionë euro nga eliminimi...

Drita i thotë lamtumirë Evropës, humb mbi 3 milionë euro nga eliminimi në Andorrë

-

Eliminimi i dhimbshëm nga Inter D’Escaldes nuk i ka kushtuar Dritës vetëm një ëndërr të ndërprerë evropiane, por edhe miliona euro të humbura.

Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën evropiane pas një eliminimi dramatik në play-offin e Ligës së Konferencës, ku Inter D’Escaldes siguroi kualifikimin pas ekzekutimit të penalltive.

Për kampionët e Kosovës, disfata në Andorrë ka pasoja përtej aspektit sportiv. Drita ka humbur mundësinë për të arkëtuar rreth 3.1 milionë euro nga vazhdimi i garave evropiane. Kualifikimi i mëtejshëm do t’i sillte klubit gjilanas të ardhura të konsiderueshme, por eliminimi në Andorrë i ka mbyllur përfundimisht dyert e një përfitimi shtesë prej rreth 3.1 milionë eurosh.

Kështu, një aventurë që për Dritën solli pritshmëri të mëdha në Evropë përfundon me një bilanc të dyfishtë: zhgënjim në fushë dhe një goditje të ndjeshme në arkën e klubit.

Megjithatë, shuma prej rreth 1.71 milionë eurosh mbetet një përfitim i rëndësishëm për klubin kosovar dhe dëshmon rëndësinë gjithnjë e më të madhe të pjesëmarrjes në garat evropiane./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë

0
Në po aq ndeshje në sezonin e ri të La Ligës, duke triumfuar 2:0 ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi. Katalanasit e dominuan takimin dhe...