BallinaSportiDonjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në Kampionatin Evropian të boksit “Sofje...

Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në Kampionatin Evropian të boksit “Sofje 2026”

-

Boksierja kosovare triumfoi 5:0 ndaj ruses Alina Pushkar në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke dominuar duelin nga fillimi deri në fund.

Sadiku zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në të tri raundet, duke treguar teknikë, ritëm dhe kontroll të plotë, transmeton KosovaPress.

Në raundin e dytë, ajo e detyroi referin të numëronte nokdaun ndaj boksieres ruse.

Në fund, gjyqtarët unanimisht ia dhanë fitoren Sadikut, e cila vazhdon rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian “Sofje 2026”.

Kjo është një tjetër paraqitje e rëndësishme për kampionen kosovare, e cila synon të shkojë sa më larg në garën evropiane./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lajm i mirë për shqiptarët në Zvicër: Gjermania drejt heqjes së...

0
Blerjet në Gjermani mund të bëhen edhe më të leverdishme për qytetarët që jetojnë në Zvicër. Qeveria gjermane planifikon të heqë kufirin minimal prej...