BallinaSportiDonjeta e artë në garën e boksit “Strandja 2026”

Donjeta e artë në garën e boksit “Strandja 2026”

-

Boksierja Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e artë në edicionin e 77-të të turneut prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku u përball me brazilianen Rebeca De Santos në një duel të fortë dhe plot emocione.

Që nga gongu i parë, ajo tregoi vendosmëri, teknikë dhe dominim në ring.Pas tre raundeve intensive, vendimi i gjyqtarëve konfirmoi epërsinë e boksieres,.

Tre nga pesë gjyqtarë e vlerësuan Sadikun fituese me rezultatet 29-28 dhe 30-27, duke dëshmuar kontrollin e saj në momentet kyçe të përballjes.

Ky triumf i madh jo vetëm që dëshmon formën e shkëlqyer të Donjeta Sadikut, por edhe ngrit lart flamurin e Kosovës në skenën evropiane dhe botërore të boksit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vigan Berisha merr pjesë në edicionin e 71-të të Expovina Weinschiffe...

0
Përgatiti: Dashnim HEBIBI Cyrih, 08 nëntor 2026- Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, mori pjesë sot pasdite në edicionin e...