Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, ka përkujtuar sot Ditën e Evropës, duke e cilësuar si një festë të përbashkët të gjithë qytetarëve evropianë.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë, ai shprehet se Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar dhe se e ardhmja e vendit është në BE.
“Të dashur qytetarë shqiptarë!
Po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.
Në Ditën e Evropës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin.
Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore.
Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet një punë e madhe për ta bërë këtë realitet.
Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar.
Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave.
Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane.
Rroftë Evropa!”, thuhet në mesazhin e Antonio Costa, transmeton euronewsal.




