BallinaArsimiDiskutim me gazetarin dhe studiuesin e njohur, Ilir Ikonomi, gazetar i Zërit...

Diskutim me gazetarin dhe studiuesin e njohur, Ilir Ikonomi, gazetar i Zërit të Amerikës

-

Sot, në bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua një takim i veçantë për të gjithë studentët, kolegët, miqtë dhe dashamirësit e gazetarisë dhe hulumtimeve.

Në këtë bashkëbisedim, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe të diskutojnë me gazetarin dhe studiuesin e njohur, Ilir Ikonomi, gazetar i Zërit të Amerikës, i cili ndau përvojat dhe njohuritë e tij mbi rolin e gazetarisë në shoqëri dhe rëndësinë e hulumtimeve profesionale.

Takimi u moderua me përkushtim dhe profesionalizëm nga pedagogia Elinda Dibra, e cila kontribuoi në krijimin e një atmosfere frymëzuese dhe ndërvepruese.

Faleminderit organizatorëve dhe të pranishmëve që e bënë këtë aktivitet një moment të paharrueshëm për të gjithë! #Gazetari #Hulumtim #IlirIkonomi #ZëriIAmerikës #UniShk #ElindaDibra #Frymëzim / Nga Universiteti Shkodrës Luigj Gurakuqi 

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

RENEA kthehet para Kryeministrisë

0
Forcat RENEA janë rikthyer në perimetrin e Kryeministrisë, duke sjellë sërish në bulevard pamjen e një jave më parë, kur për shkak të protestës...