BallinaDiasporaDiplomacia në Bruksel: Shqipëria forcon partneritetet me Suedinë dhe Rumaninë për integrimin...

Diplomacia në Bruksel: Shqipëria forcon partneritetet me Suedinë dhe Rumaninë për integrimin në BE

-

Në kuadër të takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian (FAC) në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar dy takime të rëndësishme dypalëshe me homologet e tij nga Suedia dhe Rumania. Në qendër të diskutimeve kanë qenë mbështetja për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, siguria rajonale dhe bashkëpunimi brenda Aleancës së NATO-s.

Suedia, një partner kyç në agjendën e reformave

Takimi me Ministren e Jashtme suedeze, Maria Stenergard, shërbeu për të rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, tashmë edhe si aleatë të përbashkët në NATO. Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për asistencën e qëndrueshme suedeze, veçanërisht përmes Agjencisë SIDA, e cila ka luajtur një rol jetik në konsolidimin demokratik dhe shtetin e së drejtës në vend.

“Suedia mbetet një partner shumë i çmuar në mbështetje të agjendës sonë të reformave dhe së ardhmes sonë evropiane,” u shpreh Hoxha pas takimit.

Dy ministrat ndanë pikëpamje të përbashkëta për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe konfirmuan se në takimin e ardhshëm ministror të NATO-s në Helsingborg (21–22 maj), vëmendja do të mbetet te mbështetja e palëkundur për Ukrainën.

Rumania, fokus te ekonomia, arsimi dhe kultura

Në një tjetër takim, kryediplomati shqiptar bisedoi me homologen rumune, Oana-Silvia Țoiu. Diskutimi u fokusua në shfrytëzimin e potencialeve ekonomike dhe tregtare që ekzistojnë mes dy vendeve, duke synuar një bashkëpunim më konkret që prek drejtpërdrejt qytetarët.

Ministri Hoxha vlerësoi përkrahjen parimore të Bukureshtit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se Rumania është një zë i fuqishëm pro stabilitetit rajonal dhe ndërlidhjes në Ballkan.

Pikat kryesore të bashkëpunimit Shqipëri-Rumani lidhen me arsimin, intensifikimi i shkëmbimeve mes studentëve dhe akademikëve; forcimi i lidhjeve kulturore si urë miqësie mes dy popujve; nxitja e partneriteteve tregtare dhe shkëmbimeve njerëzore, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NGA KORRIKU 2027, MË SHUMË PRINDËR PËRFITOJNË NGA SHTESAT E EO-SË...

0
Ndryshime të rëndësishme në sistemin e kompensimit të të ardhurave – zgjerohet mbështetja për nënat, baballarët, bashkëshortet e nënave, prindërit adoptues dhe familjet me...