BallinaDiasporaÇelet ekspozita me 45 ikonat e Muzeut të Korçës, arti mesjetar shqiptar...

Çelet ekspozita me 45 ikonat e Muzeut të Korçës, arti mesjetar shqiptar prezantohet në Francë

-

Një nga koleksionet më të çmuara të trashëgimisë artistike shqiptare ka mbërritur në Francë.

Në Chambéry (Shambery) është hapur ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, e cila sjell para publikut francez një përzgjedhje të veçantë të ikonografisë shqiptare.

Ekspozita prezanton mbi 45 ikona nga fondi i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës, vepra që pasqyrojnë zhvillimin e artit ikonografik shqiptar ndër shekuj dhe vlerat shpirtërore e kulturore që ato mbartin.

Mes tyre spikasin krijime të emrave më të njohur të ikonografisë shqiptare, si Onufri, vëllezërit Zografi dhe Mësues Kostandini, artistë që kanë lënë gjurmë në historinë e artit mesjetar në Shqipëri.

Ekspozita përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të diplomacisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 13 nëntor 2026, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

QYTETET EVROPIANE KËRKOJNË NDALIMIN E FILTRAVE TË CIGAREVE: 30% E MBETURINAVE...

0
Brukseli, Mynihu, Dublini dhe Xhenova po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë filtrat e cigareve, duke i cilësuar si një burim serioz të...