BallinaEKSKLUZIVEBerisha takohet me kryetarin e Bellinzonës: Fokus komuniteti dhe bashkëpunimi

Berisha takohet me kryetarin e Bellinzonës: Fokus komuniteti dhe bashkëpunimi

-

Bellinzona, 21 shtator 2026 – Shefi i Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Qytetit të Bellinzonës, z. Mario Branda. Sipas informacioneve të HelvetiCALforum.ch, takimi është zhvilluar në Palazzo Civico, ndërsa në fokus të bisedës kanë qenë lidhjet me komunitetin kosovar në Bellinzona, dialogu ndërkulturor dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional. Bellinzona është kryeqyteti i Kantonit Ticino dhe një nga qendrat e rëndësishme administrative e politike të këtij kantoni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, z. Vigan Berisha ka ndarë detaje nga takimi, duke e përshkruar atë me këto fjalë:

“Sot, në Palazzo Civico, zhvillova një takim me Kryetarin e Qytetit të Bellinzonës, z. Mario Branda. Bellinzona, është kryeqyteti i Kantonit Ticino. Diskutuam për lidhjet me komunitetin kosovar në Bellinzona dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit institucional. Faleminderit Kryetarit Branda për mikpritjen dhe bashkëbisedimin.” Takimi mes përfaqësuesit të Kosovës dhe drejtuesit të qytetit të Bellinzonës vjen në kuadër të kontakteve institucionale me autoritetet lokale zvicerane dhe të angazhimit për forcimin e lidhjeve me komunitetin kosovar në Zvicër.

Veçanërisht rëndësi paraqet dialogu me komunitetet lokale, përmes të cilit synohet krijimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, autoriteteve zvicerane dhe komunitetit kosovar që jeton dhe vepron në Ticino. Në këtë drejtim, takimi në Palazzo Civico përbën një mundësi për të diskutuar më tej për nevojat e komunitetit kosovar në Bellinzona, si dhe për iniciativa që mund të kontribuojnë në forcimin e dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit ndërmjet dy komuniteteve, transmeton helveticALforum.ch.

Foto nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovë

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Protestë e madhe në New York pas vendimit të Hagës, shqiptarët...

0
Nga Beqir SINA - New York Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar sot pasdite zhvillimin e një proteste...