BallinaAktualitetiBegaj takim on-line me ushtarakët shqiptar me misione në botë: Ambasadorë të...

Begaj takim on-line me ushtarakët shqiptar me misione në botë: Ambasadorë të paqes

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në orët e para të vitit 2025, ka zhvilluar një takim on-line me efektivët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiërisë, që janë me misione dhe operacione ushtarake jashtë vendit.

Në njoftimin për shtyp, bëhet e ditur se Presidenti i Republikës, njëkohësisht edhe Komandant i Përgjithshëm i FA-së, ka theksuar faktin se Shqipëria vërtetë është një vend i vogël, por ka kontribute të mëdha për paqen dhe sigurinë.

“Vetë prezenca dhe shërbimi juaj, nga Kosova, në Bosnjë, nga Bullgaria, Letonia, Deti Egje, Irak, Sinai dhe deri në Sudanin e Jugut, është dëshmi e qartë e angazhimit dhe përkushtimit të vendit tonë ndaj paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por në mbarë botën.”, ka theksuar Presidenti në fjalën e tij.

Presidenti i ka vlerësuar efektivët e FARSH si ambasadorët më të mirë dhe, falë shërbimit të tyre, “flamuri kombëtar që ne pamë të valëvitet kudo me krenari përkrah flamujve të tjerë të NATO-s.”

Sipas Presientit, në kohën kur agresioni Rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë është detyrim mbështetja për të gjithë ushtarakët dhe familjarët e tyre.

“Agresioni Rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë. Kërcënimet e vjetra dhe të reja parashikojnë dhe parashtrojnë domosdoshmërinë e zhvillimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura. Gjatë vitin 2024, në bisedat që kam bërë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe me Ministrin e Mbrojtjes, jam informuar se buxheti i mbrojtjes është rritur dhe po kështu është rritur edhe ajo që është më e rëndësishme, mbështetja për ushtarakët. Unë besoj se është detyrim mbështetja për të gjithë ushtarakët dhe familjarët e tyre.”, ka theksuar Presidenti.

Sipas tij, dinamika gjeopolitike kërkon rritjen e kontributeve të Shqipërisë në NATO dhe forcimin e solidaritetit.

“Shqipëria do të vazhdojë të jetë kontributore aktive me pjesëmarrjen e saj në misione dhe operacione kudo ku të kërkohet dhe sa herë të kërkohet.”, ka theksuar Presidenti Begaj, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

JAVA E MIRËSEARDHJES PËR STUDENTËT E RINJ, 1 TETOR 2026

0
Të dashur studentë, Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2026/2027, Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” ju uron mirëseardhjen dhe ju fton...