BallinaAtdheuBegaj nis konsultimet me partitë politike, PS konfirmon pjesëmarrjen, PD bojkoton procesin

Begaj nis konsultimet me partitë politike, PS konfirmon pjesëmarrjen, PD bojkoton procesin

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e partive politike parlamentare dhe grupeve parlamentare për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore, të cilat do të zhvillohen në vitin 2027. Sipas parashikimeve, zgjedhjet vendore pritet të mbahen në periudhën 15 prill–15 maj 2027. Pas përfundimit të konsultimeve me forcat politike, Presidenti Begaj pritet të shpallë datën zyrtare të zgjedhjeve brenda 9 nëntorit. Partia Socialiste ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimet e thirrura nga kreu i shtetit. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është shprehur se konsultimi me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve është një procedurë institucionale që ndiqet nga çdo President i Republikës.

Balla ka kritikuar gjithashtu vendimin e Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në konsultime, duke theksuar se procesi është pjesë e procedurës për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka refuzuar ftesën e Presidentit Begaj. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar procesin si një “teatër politik”, duke pretenduar se data e zgjedhjeve është vendosur paraprakisht nga kryeministri Edi Rama dhe se konsultimet me partitë nuk kanë vlerë reale.

Në reagimin e tij, Bardhi e konsideroi ftesën e Presidentit “tërësisht të shpërfillshme”, ndërsa akuzoi kreun e shtetit se nuk po ushtron rolin e tij kushtetues, por, sipas tij, po i shërben pushtetit. Konsultimet mes Presidentit dhe përfaqësuesve politikë zhvillohen në një klimë qëndrimesh të kundërta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa mbetet për t’u parë se cila do të jetë data që kreu i shtetit do të përcaktojë për zgjedhjet vendore të vitit 2027, transmeton rtsh.

Loading posts…
Artikulli paraprak
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TRENI

0
Nga Ragip RAMAJ, Gjermani unë dhe vetja ime presim trenin që nuk erdhi kurrë unë eci në njërin shin e në tjetrin vetja ime ecim paralel dhe nuk takohemi kurrë në asnjë stacion sepse...