Nga Ragip RAMAJ, Gjermani
unë dhe vetja ime
presim trenin
që nuk erdhi kurrë
unë eci në njërin shin
e në tjetrin vetja ime
ecim paralel
dhe
nuk takohemi kurrë
në asnjë stacion
sepse nuk mund të merremi vesh
në cilin Bahnhof* ndalon treni
që nuk arrin dot
të dalë nga tuneli
i fishkëllimës së tij
unë dhe vetja ime
kërkojmë një Bahnhof
për trenin që s’po vjen
nëna tanë ditën pret
dhe me një shami mjegulle fshin sytë
a po ndalet treni
në Fushë-Kosovë
( Ilustrimi nga IK – *Bahnhof (gjermanisht) – stacion treni)










