POSTIMET E FUNDIT

BE lëvron 200 milionë, zbulohet shifra që përfiton Shqipëria

Shqipëria ka arritur disbursimin e 49 milionë eurove nga totali 200 milionë për rajonin që vendosi së fundmi Komisioni Europian. Autoritet në ekspertizën e kësaj fushe, Krisela Haçkaj i pohoi Televizionit Publik se arritja i përgjigjet performacës se deritanishme më të mirë që ka bërë Shqipëria përkundrejt vendeve të tjera në rajon.

Në raportin e dytë që Shqipëria ka çuar në Komisionin Europian në janar të vitit 2026, ne kemi arritur të përthithim, le të themi, gati 49 milion euro. Pra, jemi gati në 25% do të thosha të realizuar, 1/4 pra pak a shumë e realizuar në kuadër të detyrimeve që ne kemi për axhendën e reformave”, tha Haçkaj.

Fondet e miratuara për lëvrim i përkasin në masën më të lartë klimës së biznesit.

12 masa reformuese që i përmenda, pesë nga të cilat i përkasin përmirësimit të klimës së biznesit, duke e çuar, le të themi, këtë fushë në fushën e politikave në kuadër të planit të reformës që ka performuar më mirë. Me përqindje do të thosha gati në 28% arritje, pra gati 1/3 e masave të parashikuara në politikën ose në fushën e politikave që quhet të përmirësimit të klimës së biznes të arritur. Kemi gjithashtu aprovimin e dy hapave që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor. Dy hapave të tjera që kanë të bëjnë me tranzicionin në fushën e transformimit dixhital, një në fushën e tranzicionit energjetik dhe të axhendës së gjelbër dhe dy në fushën e sundimit të ligjit”, theksoi ekspertja.

Ajo që ekspertja e integrimit vlerëson është fakti që 9 reforma lidhen direkt me kapitujt e bisedimeve.

Gati nëntë prej tyre kontribuojnë direkt në piketat përfundimtare të kapitujve. Pra jemi tani në fazën që ne po diskutojmë aprovimin e raportit të piketave të ndërmjet ai që njihet me termin IBAR. Por paralelisht ka filluar puna për përmbylljen e piketave përfundimtare. Pra, agjenda e reformave në një farë mënyre është edhe një instrument mbështetës dhe shpejtues i punës së qeverisë, pra institucioneve që kanë përgjegjësi në kuadër të planit të reformave për të ecur edhe më shpejt në drejtimin të përmbylljes së kushteve përfundimtare”, deklaroi ekspertja, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB