BallinaDiasporaAvni Hafuzi nderon kujtimin e Nënë Terezës në zemër të Székelyföld

Avni Hafuzi nderon kujtimin e Nënë Terezës në zemër të Székelyföld

-

Nga Dashnim HEBIBI

Filantropi dhe atdhetari i njohur shqiptar që jeton e vepron në Budapest, Avni Hafuzi, i njohur për veprimtarinë e tij të pandalshme në promovimin e vlerave shqiptare në Hungari, Evropë Juglindore e më gjerë, ka zhvilluar një tjetër aktivitet domethënës kulturor dhe human. Pas shumë nismave të tij, përfshirë vendosjen e figurës së Skënderbeut në qytetin Eger të Hungarisë, Hafuzi ka njoftuar për një ceremoni të veçantë zhvilluar më 9 nëntor 2025Gyergyócsomafalva, në zemër të Székelyföld.

Në këtë komunitet transilvan, u bënë homazhe dhe u vendos një pllakë përkujtimore prej graniti të zi, e kushtuar shenjtores shqiptare Nënë Tereza, me mbishkrimin “Himni i Jetës”. Kjo është një nga disa pllakat që Avni Hafuzi, Lovag, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hungari dhe Ambasador i Paqes, ka dhuruar në Hungari, Malësi, Vojvodinë dhe së fundmi në Transilvani.

Pllaka u pranua nga Kisha e Shën Pjetrit dhe Palit, ndërsa famullitari Károly Bartos e mirëpriti me entuziazëm këtë kontribut, duke theksuar se Avni Hafuzi përfaqëson paqe, bashkim ndërfetare dhe respekt të thellë për figurën e Nënë Terezës.

Ideja e kësaj nisme lindi gjatë inaugurimit të një shenje përkujtimore në Felvidék, ndërsa me sugjerimin e Levente Páll, projekti iu propozua komunitetit të Gyergyócsomafalva.

6 nëntor, si parapërgatitje e aktivitetit, në kishë u shfaq një dokumentar për Nënë Terezën, i organizuar nga famullitari Bartos. Kulmi i veprimtarisë ishte zbulimi dhe bekimi solemn i pllakës më 9 nëntor, gjatë meshës së së dielës, ku morën pjesë besimtarë, përfaqësues të komunitetit dhe autoritete lokale.

Në fjalën e tij, Avni Hafuzi shprehu nderimin e madh që ndiente për pranimin e kësaj nisme në zemër të Szeklerlandit, ndërsa kryetari i bashkisë, László Szilárd Márton, e dekoroi Hafuzin me një flamur të Szeklerëve si shenjë mirënjohjeje. Famullitari e nderoi gjithashtu me një fotografi qeramike të punuar me dorë, një gjest simbolik dhe i përzemërt.

Pas meshës, Hafuzi u ftua për një drekë tradicionale, ku nikoqirja kishte përgatitur tyüfté shqiptare në nder të tij – një gjest që ai e cilësoi tejet prekës.

Në fund të aktivitetit, Avni Hafuzi shprehu mirënjohjen e tij për famullitarin Károly Bartos, për të gjithë kontribuesit, si dhe për mediat lokale që transmetuan mesazhin e paqes të Nënë Terezës.

“Mirënjohës për këtë ditë lartësuese dhe për këdo që nderoi kujtimin e Nënë Terezës me ne,” u shpreh me modesti Avni Hafuzi, duke e cilësuar këtë moment si një tjetër urë miqësie mes komuniteteve dhe kulturave. Nderime të veçanta, z.Avni Hafuzi.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Korridori Blu, Enea Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

0
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur se projekti i autostradës Kashar–Rrogozhinë do të nisë ndërtimin brenda këtij viti. Në...