BallinaFoto LajmAstrit Iseni po qëndron për vizitë zyrtare në Austri 

Astrit Iseni po qëndron për vizitë zyrtare në Austri 

-

Zëvendësminsitri i punëve të brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, pati rastin të zhvilloj një takim pune me Gerald Tatzgern, Gjeneral Brigade i Policisë në Departamentin e Hetimeve Kriminale, Zyra e Përbashkët Operacionale për Luftën kundër Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Vjenë.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë Federale të Republikës së Austrisë, i cili ka qenë i frytshëm dhe produktiv, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për bashkëpunim policor  ndërmjet dy qeverive, njofton opentv.

Postimi:

Në kuadër të një vizite zyrtare në Republikën e Austrisë, pata rastin të zhvilloj një takim pune me Gerald Tatzgern, Gjeneral Brigade i Policisë në Departamentin e Hetimeve Kriminale, Zyra e Përbashkët Operacionale për Luftën kundër Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Vjenë.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë Federale të Republikës së Austrisë, i cili ka qenë i frytshëm dhe produktiv, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për bashkëpunim policor ndërmjet dy qeverive Ne diskutuam gjithashtu për shumë tema me interes të përbashkët, veçanërisht për temat aktuale që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore dhe parandalimin e migracionit të paligjshëm. Për një luftë të suksesshme kundër migracionit të paligjshëm, kontrabandës së migrantëve, trafikimit të qenieve njerëzore dhe për bashkëpunim intensiv në operacionet e përgjithshme kufitare, shkëmbimi efektiv i informacionit është i një rëndësie të veçantë.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZVICËR – FLUTURIMET E NATËS NË CYRIH NË QENDËR TË DEBATIT:...

0
Mbi 300 ngritje dhe ulje pas orës 23:00 në korrik – shoqata “Fair in Air” akuzon Aeroportin e Cyrihut se po e shfrytëzon sistematikisht...