BallinaDiasporaANSAMBLI "TROJET” PROMOVON KULTURËN SHQIPTARE DHE SYNON DETROITIN

ANSAMBLI “TROJET” PROMOVON KULTURËN SHQIPTARE DHE SYNON DETROITIN

-

Ansambli “TROJET” do të përfaqësojë kulturën shqiptare në festivalin ndërkulturor “INTERKULTURELL – Kulturen stellen sich vor”, që mbahet më e shtunë, 09 maj 2026, në Archplatz / Festzentrum, 8400 Winterthur, Zvicër.

Festivali fillon në ora 13:30, ndërsa programi artistik i Ansamblit “TROJET” do të mbahet nga ora 16:00 deri në 19:00, ku publiku do të ketë mundësi të shijojë valle tradicionale shqiptare, kostume kombëtare dhe atmosferë festive shqiptare.

Gjatë aktivitetit do të prezantohet edhe gastronomia tradicionale shqiptare me flija dhe byrek, ndërsa të ardhurat nga shitja do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit të ansamblit për pjesëmarrjen në festivalin folklorik në Detroit, SHBA.

Organizatorët ftojnë bashkatdhetarët dhe miqtë e kulturës shqiptare të marrin pjesë dhe të mbështesin Ansamblin “TROJET” në këtë prezantim të rëndësishëm kulturor, transmeton helveticALForum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Avokati i Popullit: 214 të ndaluar, 26 me shenja dhune, disa...

0
Avokati i Popullit në Shqipëri, Endri Shabani, ka bërë publike gjetjet paraprake të monitorimit të zhvilluar nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës gjatë...