POSTIMET E FUNDIT

Ansambli Trojet mbërrin në New York – nis turneun kulturor në SHBA me takime dhe pjesëmarrje në festival në Detroit

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Delegacioni i Ansambli Trojet ka mbërritur me sukses në New York para pak minutash / 23.00 me orë të Zvicrës), duke shënuar nisjen e një vizite disa-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila pritet të jetë e mbushur me takime zyrtare, aktivitete kulturore dhe pjesëmarrje në një festival të rëndësishëm në Detroit. Sipas informacioneve të përcjella për HelveticALForum.ch nga kryetari i ansamblit, Zeqë Gashi, udhëtimi ka filluar në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, ku anëtarët e delegacionit kanë shprehur gëzim dhe emocion për mbërritjen në një vend që konsiderohet me rëndësi të veçantë për diasporën shqiptare.

“Jemi mbërritur mirë në New York dhe atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme që nga momenti i nisjes. E dimë se po vijmë në një shtet mik të kombit tonë, në Amerikën ku jeton dhe vepron një lob i fuqishëm shqiptar, i përkushtuar për çështjen kombëtare dhe për ruajtjen e identitetit tonë,” është shprehur Gashi.

Gjatë qëndrimit tre-ditor në New York, delegacioni i Ansamblit “Trojet” pritet të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të komunitetit shqiptar, organizata kulturore dhe figura të diasporës. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve është forcimi i bashkëpunimit kulturor, promovimi i traditës shqiptare dhe zgjerimi i rrjetit të aktiviteteve artistike në mërgatë. Më pas, ansambli do të udhëtojë drejt Detroitit, ku do të marrë pjesë në një festival të rëndësishëm kulturor më 2 korrik, i cili mbledh grupe artistike shqiptare nga vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrja e “Trojeve” në këtë festival konsiderohet një mundësi e rëndësishme për prezantimin e folklorit, vallëzimeve dhe muzikës tradicionale shqiptare para publikut amerikan dhe komunitetit shqiptar atje. Kryetari Gashi ka theksuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të mbështetjes nga kryesia e ansamblit, prindërit dhe të gjithë kontribuuesit që, sipas tij, janë pjesë e pandashme e suksesit dhe vazhdimësisë së këtij grupi artistik. Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që, siç u shpreh, “i japin frymëzim dhe forcë Ansamblit Trojet për të ruajtur dhe promovuar kulturën tonë kombëtare”.

Screenshot

Ekipi që do të përfaqësojnë Ansamblin “Trojet” në Festivalin “Lahuta 2026” janë:

Arik Shala

Blearta Shala

Marisa Murtezi

Alisa Lahu

Leotrim Gashi

Ensar Morina

Sovran Shala

Eriona Kryeziu

Betim Ajrizi

Donjeta Gashi

Edona Kurtishi

Shaqir Demaj-Baci Shaq

Bubekir Morina

Teuta Gashi

Zeqir Gashi

Kian Shala

Në ditët në vijim, HelveticALForum.ch pritet të sjellë informacione të reja mbi takimet dhe aktivitetet që delegacioni do të zhvillojë në SHBA, si dhe mbi pjesëmarrjen e tyre në festivalin në Detroit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB