POSTIMET E FUNDIT

Ambasada e Kosovës në Austri merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në Mauthausen

Më 10 maj 2026, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 81-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit Mauthausen Memorial, për të nderuar viktimat e nazizmit.

Në kuadër të ceremonisë, delegacioni i Ambasadës së Republikës së Kosovës vendosi kurorë lulesh pranë memorialit qendror dhe bëri homazhe te memoriali i Shqipërisë, pllaka përkujtimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe te ajo e Republikës së Kosovës.

Kësaj ceremonie përkujtimore iu bashkua edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare, të cilët I falënderojmë përzemërsisht për pjesëmarrjen dhe respektin e treguar.

Kujtesa për viktimat dhe reflektimi mbi krimet e së kaluarës mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të ndërtuar mbi paqen, lirinë dhe dinjitetin njerëzor, njofton Ambasada e Kosovës në Austri, përcjell helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB