3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Vota e diasporës, Celibashi garanton: 100% e sigurt! Fleta ju dorëzohet në dorë

Duhet ti lexosh

Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se procesi i dërgimit të fletës së votimit është “100% i sigurt”.

I ftuar në emisionin “Zëri i Diasporës” të gazetares Edlira Prendi në RTSH 24, Celibashi tha se vota do të dërgohet përmes shërbimit postar rekomande, një shërbim postar që ofron një nivel të lartë sigurie.

Kreu i KQZ-së theksoi se shërbimi postar ka detyrimin që fletën e votimit ta dorëzojë në dorën e individit personalisht, jo te ndonjë familjar. Në rast se diçka e tillë nuk ndodh, fleta e votimit rikthehet sërish në KQZ.

Kjo është e sigurt 100%, sepse fleta e votimit do të dërgohet me postë-rekomande nga KQZ për këdo votues. Operatori i shërbimit postar që besoj se do të jetë një nga emrat ndërkombëtarë të postës, ka detyrimin ta dorëzojë në dorën e individit personalisht fletën e votimit dhe pjesën tjetër të dokumentacionit. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, fleta e votimit do të kthehet sërish në KQZ. Pra nuk mund t’ja lërë fletën e votimit një familjari”, tha Celibashi, njofton rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit