BallinaAktualitetiPresidenti Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si ambasador i Shqipërisë në...

Presidenti Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si ambasador i Shqipërisë në Zvicër

-

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Mustafa Nanos, si ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Me vendim të presidentit Begaj, Mustafa Nano nuk do të jetë më ambasador rezident në Zvicër dhe as Ambasador i Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Ky vendim vjen pas dorëheqjes nga posti të Mustafa Nanos në dhjetor të 2024, ku lajmëroi se do të largohet nga posti për arsye personale. Mustafa Nano u emërua si ambasador  në Zvicër në korrik të 2023, ndërsa paraqiti Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset. Aktualisht Zvicra është pa ambasador shqiptar dhe ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Mustafa Nanon, njofton rtsh.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga sofrat shqiptare te vallet e “Vatrës”, Opfikoni bëhet arenë e...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Opfikon, 26 shtator 2026 – Edhe kjo e shtunë ka qenë ditë pune për shefin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih,...