/ Nga Fitore Haklaj /
Shshshshsht
Je shumë e vogël
Jo ti nuk di ende asgjë
Ti nuk duhet me u përgjigjë
Shshshshsht
Duhesh vetëm të dëgjosh
Më mirë mos fol
Dëgjom mua të bie më mirë
Shshshshsht
Unë nuk isha përgjigjë
Ti bën si të duash
Këtu nuk lejohet të përgjigjesh
Shshshshsht
Kur flas unë ti duhet vetëm të më shikosh
Edhe nëse nuk pajtohesh
Prapë duhet të pranosh
Shshshshsht
Ju lutëm qetësi se fëmiu po flen
Po lexon, po e thotë poezinë e parë
Jo, është rritur edhe e do qetësinë e vet
Shshshshsht
Unë kur do flas?
Kur do e them atë qe e mendoj?
Edhe e gabuar në qoftë ajo?
Edhe në varr do e degjosh shshsht
Se ti ke vdekur nuk mund të përgjigjesh
Sa ishe në jetë t’u mbyll goja
Ti lejove me ta mbyll!
E kuptova
Do iku nga kjo botë
Si një kuti e mbyllur me flori
Më vargjet e mia në gji!
Shshshshsht