1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Më 4 janar mbi 100 autobusë me mijëra udhëtarë priten të udhëtojnë për në Evropë

Duhet ti lexosh

/ Sipas burimeve të helveticALforum, tashmë, pasi përfunduan festat e fundvitit, vetëm të shtunën më 4 janar 2025 nga Maqedonia e Veriut për në shtetet e ndryshme të evropës ku ka bashkatdhetarë, pritet të udhëtojnë mbi 100 autobusë. Gjithashtu edhe nga Kosova do të ketë udhëtarë, por edhe nga Lugina e Preshevës. Udhëtimet me aeroplanë po janë çmimet stratosferike, vetëm një drejtim për nesër nga Prishtina për në Cyrih një biletë një drejtimshe është 500 franga zvicerane dhe vështirë se të gjesh ndoj vend të lirë. Agjenci të ndryshme turistike të autobusëve në Maqedoni, njihen për komoditet dhe kompani shumë serioze që mbajnë lidhje të përditshme për në shtete të ndryshme të evropës.

Autobusët kanë nga tre shoferë dhe rruga është shumë e lehtë, ngase edhe ofrojnë shërbim shumë cilësorë, prandaj edhe udhëtojmë me autobus, na tha ndër të tjera, Qenani një bashkatdhetarë nga rrethina e Kumanovës në Maqedoninë Veriore. Mbi të gjitha, këto ditë ishin të mbushura me mërgimtarë tokat shqiptare dhe tashmë, po kthehen në vendet e tyre të punës, por asnjëherë të shkëputur me vendin e të parëve edhe pse, nuk pamë ndoj organizim të veçant në qytete të ndryshme të shqiptarisë për mërgatën tonë. Redaksia e helveticALforum i dëshiron rrugë të mbarë gjithë mërgimtarëve!

helveticALforum

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit