POSTIMET E FUNDIT

LUNDËRTARI

(Nga Atdhe GECI)
Është një çast në det
kur deti do qetësi
…e Zarën e zë kolla,…
e belbëzon n´ jermi!
Lundra lundrën qan
po deti sot s´ hesht
pyeteni arbëreshin
se shpirti i qeshë
Letër kam nga djali
letrën e kam në gji
im bir do të kthehet
pranë gjakut të tij!
I dehur mes lundrave
arbëreshi këndon
çka t´i bëjë plagës
prushit në karaharor
Letër kam nga djali
letrën e kam në gji
im bir do të kthehet
Në kalvarin e tij!…
Zarë, 1980

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB