BallinaAktualitetiPresidenti Begaj për festën e Krishtlindjes: Reflektojmë mbi vlerat më të larta...

Presidenti Begaj për festën e Krishtlindjes: Reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

-

“Urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja”, Begaj për festën e Krishtlindjes: Reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

Ai ka shkruar një letër duke uruar të gjithë ata që festojnë sot, teksa theksin e ka vënë tek vlerat njerëzore siç janë dashuria dhe mirësia.

Letra e presidentit Begaj: 

Të nderuar bashkëqytetarë të krishterë,

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja!

Krishtlindja, kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.

Për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, uroj Krishtlindje të gëzuara,
shëndet, paqe dhe lumturi! Gëzuar!

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Protesta kundër Ramës në Itali, Mehdini: Nesër marshim në Milano

0
Diaspora shqiptare në Itali do të ngrihet nesër në protestë, në Milano, Itali në mbështetje të protestave që po zhvillohen aktualisht në Tiranë, ku...