BallinaAktualitetiMarrëveshja e nënshkruar nga Jashari dhe Breuer, përfshin përkrahjen gjermane për Kosovën

Marrëveshja e nënshkruar nga Jashari dhe Breuer, përfshin përkrahjen gjermane për Kosovën

-

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë një vizite zyrtare në Berlin, u prit nga Shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, me ç’rast nënshkruan një Marrëveshje bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet ministrive të Mbrojtjes të të dy vendeve.

Gjatë takimit bilateral, dy gjeneralët diskutuan sfidat globale dhe rajonale të sigurisë, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes forcave të armatosura të Kosovës dhe Gjermanisë.Marrëveshja e nënshkruar nga Jashari dhe Breuer, përfshin përkrahjen gjermane për Kosovën në ofrimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe ligjore për FSK-në, duke mundësuar përfshirjen e saj në organizata ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e FSK-së. Fushat e bashkëpunimit të përcaktuara nga kjo marrëveshje përfshijnë stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, mbështetjen teknike dhe logjistike, si dhe aktivitete të tjera që fuqizojnë kapacitetet e mbrojtjes. Kjo marrëveshje thekson rëndësinë e aleancës strategjike mes Kosovës dhe Gjermanisë, e cila vazhdon të luajë një rol kyç në zhvillimin dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton telegrafi.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sindikatat në Zvicër kërkojnë pagë minimale prej 5000 frangash për punëtorët...

0
BERNË – Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) po përgatitet të ndërmarrë një nismë popullore për vendosjen e një page minimale prej 5000 frangash...