BallinaEKSKLUZIVETRUMP, PUTIN DHE XI JINPING DREJT NJË TAKIMI TREPALËSH, ARMËT BËRTHAMORE NË...

TRUMP, PUTIN DHE XI JINPING DREJT NJË TAKIMI TREPALËSH, ARMËT BËRTHAMORE NË QENDËR TË AGJENDËS

-

SHBA, RUSI DHE KINË – Tre liderët e fuqive më të mëdha botërore, presidenti amerikan Donald Trump, ai rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping, pritet të zhvillojnë një takim trepalësh javën e ardhshme në qytetin kinez të Shenzhenit, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Sipas konfirmimit të Shtëpisë së Bardhë, një nga temat kryesore të diskutimeve do të jetë çështja e armëve bërthamore dhe mundësia e reduktimit të arsenalit atomik në nivel global. Zëdhënësja Olivia Wales bëri të ditur se presidenti Trump e konsideron përhapjen e këtyre armëve një rrezik serioz për sigurinë ndërkombëtare. Në agjendën e mundshme të bisedimeve pritet të përfshihet edhe çështja e Iranit, ndërsa konflikti në Ukrainë nuk parashikohet të jetë pjesë e diskutimeve. Megjithatë, burimet amerikane nuk presin që takimi të përfundojë me ndonjë marrëveshje konkrete.

Takimi zhvillohet në një periudhë të ndjeshme për sigurinë globale, veçanërisht pas skadimit në shkurt të traktatit për kontrollin e armëve bërthamore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Përfundimi i këtij traktati i ka lënë dy fuqitë me arsenalet më të mëdha bërthamore në botë pa një marrëveshje kornizë për kufizimin e tyre.

Presidenti Trump ka shprehur më herët synimin për arritjen e një marrëveshjeje të re, ku të përfshihet edhe Kina, e cila po zgjeron kapacitetet e saj bërthamore. Një marrëveshje e tillë do të kishte rëndësi të veçantë për ekuilibrat strategjikë ndërkombëtarë.

Trump pritet të mbërrijë në Shenzhen të mërkurën në mbrëmje, për të marrë pjesë në samitin dyditor të APEC-ut, ku janë të përfaqësuara 21 shtete. Të enjten është paraparë një takim dypalësh me presidentin kinez Xi Jinping, ndërsa në përfundim të vizitës pritet të zhvillohen bisedimet trepalëshe me Vladimir Putinin.

Para vizitës në Kinë, presidenti amerikan do të marrë pjesë të martën në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në Filipine.

Përtej çështjes bërthamore, takimi merr rëndësi edhe për shkak të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet Pekinit dhe Moskës, i cili është thelluar pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, rivaliteti dhe tensionet e vazhdueshme ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara e bëjnë këtë takim një zhvillim me peshë të veçantë gjeopolitike. Takimi mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut pritet të tërheqë vëmendjen e diplomacisë ndërkombëtare, pasi çdo sinjal për bashkëpunim në kontrollin e armëve bërthamore mund të ndikojë drejtpërdrejt në arkitekturën e ardhshme të sigurisë globale, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...