BallinaAtdheuMaqedonci dhe Jashari takojnë Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje

Maqedonci dhe Jashari takojnë Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje

-

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur në takim kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajçinovci, si dhe anëtarët e këtij komisioni. Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, ecurinë e procesit të tranzicionit, modernizimin e ushtrisë dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Po ashtu, vëmendje e veçantë i është kushtuar prioriteteve strategjike për periudhën e ardhshme dhe rëndësisë së koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sektorin e mbrojtjes.

Përmes një njoftimi, ministri Maqedonci ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbikëqyrja parlamentare janë të rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të sektorit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, diskutohet për thellimin e...

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC)....